PARK GATE

“Park Gate" është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit. Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes. Objekti përbëhet nga një ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve. Godina do të ketë tarraca të gjelbëruara duke ju përshtatur trendit më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar 2-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 7 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor.
Adresa:Rruga e Elbasanit, Përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” si edhe Përballë Hyrjes Lindore të Parkut të Liqenit Artificial
Sipërfaqja: 18,322.7 m2

Rreth nesh

Kompania “ManeTCI”, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon.

Kontakte

  • Tel:+355 44502124
  • Cel:+355 662020073
  • Cel:+355 668014999
  • E-mail: sales@manetci.al
  • Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Pallati “Ambasador 3”,
  • Kati 8, Ap.61, Tiranë, Shqipëri