Koha e duhur për të blerë

E mërkurë, 7 Dhjetor 2016
Emon Sila

Si ka qenë ecuria e kërkesave për qira apo blerje në rezidencat në bregdet? Vala Mar Residences dhe Green Coast).
Ecuria e kërkesave si për shitje edhe qira i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Parashikimet për 6 mujorin e parë janë tejkaluar me 60%. Për shitjet edhe qira ne bashkëpunojmë me agjenci real estate të suksesshme si në vend, edhe në rajon.

Projektet Vala Mar tek Gjiri i Lalzit edhe Green Coast në Palasë, Dhërmi janë unik në llojin e tyre edhe kanë një vendndodhje strategjike. Vala Mar Residences edhe Green Coast po zhvillohen sipas një masterplani të zhvillimit turistik të miratuar nga qeveria shqiptare. Ato po zhvillohen në zona të paprekura nga turizmi masiv me koeficiente të ulëta ndërtimi që nuk kalojnë 14.8%. Këto projekte do të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit dhe do të kthehen në destinacione. Projektet kanë filluar ndërtimin ne 2015 dhe parashikohen të përfundojnë brenda Qershor 2018. Këto projekte do të marrin pamjen e një miniparku nga gjelbërimi i madh që do të mbizotërojë. Duke mbështetur projektin “Lungo Mare” do të realizohen shëtitore me të gjitha facilitet e nevojshme. Banorët do të gjejnë privatësi, qetësi, si dhe cilësi ajri shumë më të mirë sesa qyteti. Në projektin Green Coast do të ofrohen risi te cilat janë: Property Sharing dhe Renting Program.
Si i keni pritshmëritë e blerjeve këtë vit? Në cilat zona?
Pritshmëritë e blerjeve këtë vit i kemi të larta, si në Vala Mar Residences edhe Green Coast Resort, duke marrë parasysh shitjet aktuale dhe kërkesën në rritje. Kultura e blerësit shqiptar ka ndryshuar vitet e fundit: ata kërkojnë më shumë informacion dhe garanci përpara se të blejnë një shtëpi në bregdet. Disa nga kërkesat e tyre janë infrastrukturë, shërbime, kthim investimi, dokumente të rregullta, respektim të afatit të ndërtimit, komunitet të përzgjedhur, cilësi të lartë ndërtimi, mirëmbajtje, siguri 24 orë, prona të projektuara funksionale edhe çmime konkurruese.
Cilët kategori njerëzish interesohen më tepër për të pasur një shtëpi të dytë në bregdet?
Gjatë fazes së projektimit, u mendua që duhej të “shënjestronim” personat dhe familjet me të ardhura të larta dhe shumë të larta por u vu re shumë shpejt që edhe familjet apo personat me të ardhura të mesme janë kthyer në blerës si në Vala Mar Residences, ashtu edhe në Green Coast. Kjo pasi komplekset ofrojnë vila edhe apartamente të sipërfaqeve të ndryshme, duke ruajtur të njëjtin standard të lartë cilësie edhe duke ofruar çmime konkurruese. Ti mund të blesh një shtëpi në bregdet me vetëm 66,000 Euro. Dua të shtoj që edhe pensionistët janë kthyer në blerës në këto 2 projekte duke qenë se i shikojnë këto 2 destinacione si vendin me të përshtatshëm për të jetuar. ManeTCI ofron konsulencë financiare për të siguruar financim nga bankat në vend edhe në rajon. Klientët tanë janë shq- iptarë nga Shqipëria, Diaspora, Kosova edhe Maqedonia, gjithashtu edhe të huaj që e vlerësojnë mundësinë për të pasur një shtëpi në dy nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.
Si kanë qenë tendencat e çmimeve?
Unë besoj se pyetja e vërtetë është me sa do rriten çmimet? Të gjitha aktorët e tregut parashikojnë që çmimet do rriten nga 10 deri në 20% për disa arsye si p.sh.: kërkesa në rritje, vendodhja, ecuria e ndërtimit, ndryshimi i paketave fiskale, zhvillimit të zonës, si dhe ofrimi i shërbimeve. Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura dua të theksoj që tani është koha më e mirë për të blerë

Rreth nesh

Kompania “ManeTCI”, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon.

Kontakte

  • Tel:+355 44502124
  • Cel:+355 662020073
  • Cel:+355 668014999
  • E-mail: sales@manetci.al
  • Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Pallati “Ambasador 3”,
  • Kati 8, Ap.61, Tiranë, Shqipëri
  • © 2017 ManeTCI
    zhvilluar nga a.b.p